KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Dibër dhe Shkodër.
KAS vendosi të rrëzonte kërkesën e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, mbledhje që në fakt u shty pas kërkesave të reja dhe rinumërimit të 42 kutive të pretenduara nga kandidati Xhemal Gjuknshi, për vjedhje të votave preferenciale të votave brenda partisë.
Gjithashtu me shumicë votash, KAS rrëzoi edhe shpalljen e pavlefshme të votave dhe në qarkun Shkodër, si të pa mbështetura në ligj dhe në prova.