Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zyrtar i PDK-së, me anë të një postimi në faqen e tij facebook u ka bërë thrrje qytetarëve ti bashkohen sot tubimit të Partisë Demokratike të Kosovës në po këtë komunë në kuadër të zgjedhjeve të reja të 7 qershorit, për mbështetje masive për kreun Bedri Hamza.
Postimi i Lladrovcit
Qytetarë,
Tubimi ynë i sotëm në ora 19:30, qoftë hapi i parë për fitoren shembullore të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas dhe gjithandej vendit tonë!
Ne, kemi qenë të zgjuar gjatë një shekulli, kur disa flinin,
Kemi qenë të bashkuar, kur fjala bashkim kishte tjetër porosi,
Jemi të drejtë e trima, kur e kërkon atdheu, jo fushatat,
Kemi qenë të vendosur e bashkëpunues për shtet e shtetësi,
Jemi përgjithmonë mirënjohës për aleatët tanë,
Prandaj, sot, Sheshi “Fehmi e Xhevë Lladrovci” le të jetë mesazhi ynë për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!