Ditën e sotme një zjarr ka shpërthyer në një kompleks petrokimik në Iranin jugor. Si pasojë e shpërthimit tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosour.
Sipas televizionit shtetëror, zjarri ka rënë nga Kompleksio Petrokimik Kaveh në provincën Bushehr, 1200 kilometra në jug të Tehereanit.
Kryetari i bashkisë së qytetit portual ngjitur të Dayyer, Alireza Sajadi tha se zjarri shpërtheu në portin e dedikuar të kompleksit, por “është vënë nën kontroll”.
Ai tha se nuk kishte asnjë informacion mbi shkakun e flakëve, por shtoi se më shumë detaje do të zbardhen brenda disa orësh.
A fire broke out at a methanol storage tank in the Kaveh Petrochemical Complex in Bandar Dayyar in Bushehr Province, killing at least three people and wounding 10 people, Iranian media cite the head of emergency services in Bushehr Province. pic.twitter.com/YiCPN9gzuD
— Ariel Oseran أريئل أوسيران (@ariel_oseran) June 11, 2025