-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau gruan në sy të fëmijëve, Lulzim Toçi i jep fund jetës në burg

Kryesoret

Ditën e sotme i ka dhënë fund jetës Lulzim Toçi, i cili ishte i burgosur në Itali. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Eleonora Toçi.

Lulzim Toçi e kreu aktin e vetëvrasjes në njësinë psikiatrike të burgut Sammaritan. 31-vjeçari po vuante dënimin për vrasjen e bashkëshortes së tij më 9 tetor 2024 në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello, përpara dy fëmijëve të tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç.

Ai mbyti bashkëshorten e tij 24-vjeçare pasi vuante nga skizofrenia akute. Pasi e vrau ai në gjendje konfuze është larguar nga shtëpia, duke kërkuar ndihmë nga kunata e tij, e cila ka zbuluar trupin e së motrës përmes një video-telefonate me nipërit e tij. Më pas ajo e alarmuar ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ndaluar Lulzimin para shtëpisë së saj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit