-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç nga Odesa: Falenderova Zelenskyn që nuk ftoi përfaqësues të Prishtinës

Kryesoret

Presidenti rus, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në Odesa në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore. Vuçiç u shpreh i lumtur që nga Kosova nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës të pranishëm. Ai theksoi se “Ky ishte një gjest i madh ndaj vendit tonë”.

“I falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së, integritetit territorial të Serbisë. Dhe nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës”, tha Vuçiç.

Gjithashtu ai u tregua i ashpër ndaj mediave opozitare në Serbi, që disa herë e kanë kritikuar si agjent rus dhe jo si ukrainas.

“Dhe çfarë, kë tradhtova? Rusinë? Me çfarë? Duke ardhur në samit, kjo është hera ime e katërt në samitin e Evropës Juglindore dhe Ukrainës, dhe unë jam përsëri i vetmi që nuk e pranova deklaratën. Ndryshe nga ata që do të pranonin gjithçka kundër Rusisë, gjithçka që munden. Por kjo tregon për shkatërrimin e tyre të plotë. Për faktin se ata nuk dinë më çfarë duan. Edhe kur mbroj interesat tona, dhe duke mbrojtur tonat, gjithmonë janë pjesërisht interesa ruse, si dhe ukrainase. Sepse ne mbrojmë interesat e së drejtës publike ndërkombëtare. Dhe gjithmonë të udhëhequr nga interesat tona. Kur nuk ke argumente, atëherë nuk të mbetet gjë tjetër veçse të shpresosh se do të arrish diçka me gënjeshtra. Në fund, rezultatet janë gjithmonë të njëjta. Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra. Jam krenar për politikën e Serbisë, për pavarësinë tonë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit