Mbrëmjen e sotme bashkia e Durrësit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qytetit, të cilat janë zaptuar në mënyrë abuzive nga subjekte apo individë të ndryshëm.
“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Gjithashtu u bën thirrje të gjithë subjekteve dhe individëve të respektojnë hapësirat publike dhe të mos kryejnë zaptime të paligjshme, pasi këto zona janë pronë e përbashkët dhe duhet të jenë të disponueshme për të gjithë.