Detaje tronditëse dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e 11 majit në fshatin Xibër-Murrizë, Klos, ku 65-vjeçari Selim Velsula u vra brutalisht me thikë. Autori i dyshuar është kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula.
Sipas hetimeve paraprake, viktima kishte dalë të nxirrte bagëtinë në pronat mbi fshat dhe ishte thirrur nga autori me pretendimin se kishte “një muhabet”. Aty dyshohet se është sulmuar disa herë me thikë. Pavarësisht plagëve të rënda, ai ka tentuar të kthehet në banesë, por ka humbur jetën rrugës.
Autori është larguar nga vendngjarja dhe më pas ka telefonuar motrën duke i pranuar krimin. Policia ndërhyri menjëherë dhe e lokalizoi në zonë. Paraprakisht dyshohet se Hazbi Velsula vuante nga probleme të shëndetit mendor.








