Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga selia blu në deklaratën për mediat për zgjedhjet që i cilëson farsë theksoi përsëri se Edi Rama në bashkëpunim me Altin Dumanin grabitën votat.
“Dy fjalë janë. Rama u damkos nga raporti. Përgjegjshmëri demokratike do të thotë se nuk ekziston demokracia. Do të thotë se nuk zbaton ligjet dhe i shkel ato.
Raporti akuzon Ramën dhe Lubi Ballukun për faktin se ligjet e prokurimeve publike janë allasoj me xhepin e tyre dhe jo standardet e BE-së. Raporti nuk kursen as Altin Troplinin. SKAP-i është një levë e partisë” tha ai.









