-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, Rama: Nesër dal me sqarime për Zvërnecin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër do të japë shpjegime publike për projektin në Zvërnec, i cili është bërë objekt diskutimesh ditët e fundit.

Ai thekson se bëhet fjalë për një nismë të rëndësishme dhe se do të sqarojë të gjitha pretendimet dhe informacionet e pasakta që janë përhapur lidhur me të.

Postimi i plotë:

Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.

*Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit