Irani ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara pa garanci të plota për të drejtat e tij dhe pa rezultate konkrete në fushën bërthamore. Kryenegociatori iranian, Mohammad Majer Ghalibaf, theksoi se çdo marrëveshje duhet të sigurojë interesa të prekshme për Teheranin, ndërsa SHBA kërkon lëshime shtesë, përfshirë kontroll të rezervave të uraniumit të pasuruar dhe një afat të qartë zbatimi.
Deklarata vjen në një moment tensioni të rritur mes dy vendeve, për shkak të bllokadës detare amerikane dhe kontrollit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit.
“Nuk do të miratojmë asnjë marrëveshje derisa të jemi të sigurt se të drejtat e popullit iranian janë të garantuara plotësisht,” tha Ghalibaf, duke shtuar se “nuk ka besim në fjalët dhe premtimet e armikut. Kriteri ynë i vetëm është të arrijmë rezultate të prekshme përpara se të përmbushim angazhimet tona në këmbim.”
/5pyetjet.al









