Prej ditësh qyteti Ballymena ndodhet nën përshkallëzim të protestave si pasojë e një tentative për përdhunimin ndaj një vajze adoleshente. Dy djem 14-vjeçarë me origjinë rumune akuzohen si kanë tentuar që të përdhunojnë një vajzë.
Në fillim protestat nisën miqësore, por më pas u përshkallëzuan dhe objektivi kryesor u bënë emigrantët. Persona të maskuar kanë përdorur kapsolla, tulla dhe sende të forta për të sulmuar forcat e rendit.
Gjithashtu kanë djegur edhe një ndërtesë publike që shërbente si strehë për emigrantët në Larne. Sipas autoriteteve të paktën 32 policë janë lënduar dhe 6 janë arrestuar.
Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, e cilësoi situatën si “racizëm i pastër”. Ajo shtoi se “nuk duhet ngatërruar kërkimi i drejtësisë për viktimën me dhunën kolektive ndaj emigrantëve”.