Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku deklaroi sot se në Kosovë duhet të formohet qeveri transitore pasi, as partia që ka qenë në pushtet e as partitë e ish-opozitës nuk e kanë shumicën. Në një konferencë për media të enjten, ka shpalosur 15 pikat për “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”, Abdixhiku ka thënë se plani argumentohet me tri të vërteta bazike.
Axhenda 15-pikëshe e LDK-së:
- Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese. Qeveria e unitetit do të merret me departizimin e institucioneve. Pjesë do të jetë edhe riformatimi i plotë i bordeve të ndërmarrjeve publike. Besojmë se pa interferime partiake u japim frymë ndërmarrjeve.
- Dakordimi i plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit.
- Pakoja emergjente për menagjimin e krizës energjetike dhe heqja e TVSH-së për çdo faturë të energjisë elektrike. Zgjidhje do t’i jepej edhe krizës së tanishme.
- Nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës. Qeveria e unitetit s’mund të bëjë gjithë gazifikimin, por do të nisë projektin dhe të dakordohemi që projekti të vazhdojë pas zgjedhjeve të reja të pranverës së 2026.
- Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në. Kthimi i besimit politik përmes një qasje të përgjegjshme shtetërore është prioritet i Qeverisë së Unitetit. Do të përgatisim platformë unike nga të gjitha partitë për dialogun me Serbinë. Ristrukturim i plotë i shërbimit diplomatik që është në kolaps të plotë pas 4 viteve të qeverisjes.
- Brenda një shumice të tillë do t’i votonim marrëveshjet ndërkombëtare.
- Vettingu në sistemin e drejtësisë.
8 . Fillimi i projekteve me rëndësi jetike për Kosovën.
- Do të flasim për reformën kushtetuese në funksion të stabilitetit. Do të trajtonim edhe këtë praktikë që po kalojmë, se a do të duhet të kemi ndryshime kushtetuese. Pra të bëjmë një reset kushtetues.
- Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.
- Përgatitja për lojërat mesdhetare që po vijnë, e që janë në rrezik.
- Reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.
- Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave.
- Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve.
- Mekanizmi i transparencës për periudhën kalimtare. Do të themelonim një mekanizëm monitorues mbi zbatimin e kësaj formule