Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në qarkun Shkodër, duke zbuluar dhe asgjësuar mbi 19,700 bimë dhe fidanë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore.
Gjetjet më të mëdha u bënë në Vau i Dejës, veçanërisht në Shllak dhe Temal, ndërsa në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Malësi e Madhe u evidentuan dhe u asgjësuan mijëra bimë të tjera.
Dy zyrtarë lokalë, kryetari i fshatit Kir dhe një roje mjedisi, u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.