-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raundi i ri i bisedimeve Iran-SHBA nis në Muskat, ndërsa Lindja e Mesme mbetet në tension

Kryesoret

Njoftimi nga ministri al-Busaidi vjen në një kohë kur SHBA-ja po tërheq stafin që nuk konsiderohet thelbësor për operacionet në Lindjen e Mesme, si dhe të afërmit e tyre, për shkak të mundësisë së trazirave në rajon.

Ndërkohë, janë bërë paralajmërime se anijet mund të jenë shënjestër e sulmeve në ujërat rajonale për shkak të tensioneve. Al-Busaidi e bëri njoftimin në platformën sociale X.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se rundi i gjashtë i bisedimeve Iran-SHBA do të mbahet në Muskat këtë të diel, më 15”, shkroi ai.

Irani kishte paralajmëruar disa ditë më parë se të kishte bisedime, por Omani – i cili po shërben si ndërmjetës – nuk kishte konfirmuar deri tani. SHBA-ja nuk ka komentuar ende.

Irani e ka hedhur poshtë zyrtarisht propozimin e Uashingtonit për një marrëveshje, duke e quajtur atë “të papranueshëm” dhe të mangët në çështje kyçe, sidomos sa i përket heqjes së sanksioneve ekonomike dhe njohjes së të drejtës së Iranit për pasurimin e uraniumit në tokën e vet.

Teherani thotë se së shpejti do ta dorëzojë një kundërpropozim përmes Omanit, një plan që e përshkruan si “të arsyeshëm, logjik dhe të baraspeshuar” dhe që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara ta marrin seriozisht.

Por, dështimi për të arritur një marrëveshje mund të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në Lindje të Mesme, ku tensionet janë të larta tashmë për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Irani dhe SHBA-ja kanë zhvilluar më parë bisedime në Muskat dhe Romë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit