Senatorit dhe kandidatit për president në Kolumbi, Miguel Uribe Turbay u sulmua më 7 qershor në lagjen Modelia të Bogotas. Janë publikuar pamje të reja nga atentati ndaj tij dhe nga pamjet tregohen edhe disa persona të tjerë të përfshirë.
Sipas videove të siguruara nga Noticias Caracol, agresori i dyshuar – një i mitur – mbërrin me një motoçikletë, i shoqëruar nga një makinë gri e errët me dy persona. Pasi zbret në një cep, ai ecën për më shumë se katër blloqe rrugë deri në parkun ku Uribe Turbay po mbante një takim me komunitetin dhe aty hap zjarr.
I mituari u arrestua dhe iu ngrita kuza për vrasje në tentativë. Ai ndodhet në paraburgim në selinë qendrore të Prokurorisë. Autoritetet kanë identifikuar pesë persona të tjerë të përfshirë, si dhe dy automjete të përdorura në atentat. Të gjithë janë në kërkim dhe hetimet po avancojnë.
Gjithashtu autoritetet kolumbiane kanë përjashtuar çdo përfshirje të mafies shqiptare në këtë atentat, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të organizuar lokal me motive ende në hetim.
#EXCLUSIVO Noticias Caracol: Videos revelan que sicario que disparó contra Miguel Uribe no actuó solo.
En la operación criminal que tiene al precandidato presidencial en estado crítico, el joven sicario capturado habría contado con al menos cinco presuntos cómplices. Reportaje… pic.twitter.com/wTyyW3oKob
— Noticias Caracol (@NoticiasCaracol) June 11, 2025