Ish-ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara, Michael Oren tha se goditjet me raketa të Iranit kanë tronditur fizikisht ndërtesën ku ndodhej me familjen.
Oren deklaroi për CNN se “Ndërtesa u trondit dukshëm para pak minutash.”. Ai shtoi se aktualisht ndodhet në një dhomë të sigurt së bashku me familjen .
Gjithashtu ai tha se qytetarët izraelitë kishin marrë paralajmërime zyrtare në telefonat e tyre celularë për të treguar kur dhe ku duhet të strehohen.
“Nëse Irani ka lëshuar 100 raketa dhe vetëm pesë ose shtatë kanë goditur, kjo është brenda parashikimeve,” theksoi ai.
Sulmi iranian në kufirin e Tel Avivit, plagosen lehtë 7 persona









