Ditën e sotme Izraeli nisi një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane si pjesë e Operacionit “Rising Lion”.
Mediat izraelite raportojnë se “Wing of Zion”, versioni izraelit i “Air Force One”, u nis nga Aeroporti Ben-Gurion.
Ky aeroplani i shërben kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe presidentit Isaac Herzog si mjeti i tyre zyrtar i transportit gjatë vizitave ndërkombëtare, u nis për në Athinë mes frikës së një sulmi hakmarrës iranian.
Bëhet e ditur se ai kishte fluturuar edhe më parë nga baza ajrore Nevatim, në Negevin verior, gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit në prill 2024, shkruan JP, përcjell Telegrafi.
Menjëherë pasi aeroplani u nis për në Greqi, zëdhënësi i IDF-së, gjenerali Effie Defrin tha në një konferencë për shtyp se Irani kishte lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit.