Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se forcat izraelite kanë kaluar lumin Litani në Libanin jugor, rreth 30 kilometra në veri të kufirit me Izraelin, dhe po përparojnë në zonat strategjike.
Duke folur gjatë një vizite te ushtarët e Divizionit të 36-të në kufirin verior të Izraelit, Netanyahu tha se Forcat Ajrore Izraelite po operojnë gjithashtu “në Bejrut, në Luginën Bekaa, në të gjithë frontin libanez” dhe “ne po e godasim fort Hezbollahun”.
Deklaratat e tij vijnë dy ditë pasi ushtria shpalli pjesën më të madhe të Libanit jugor një “zonë luftimi” pavarësisht një armëpushimi që teorikisht është në fuqi.









