Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për 80-vjetorin e lindjes.
“Ju uroj forcë dhe energji të vazhdueshme ndërsa e udhëhiqni Amerikën drejt një të ardhmeje të ndritur paqeje përmes forcës”, shkruan Netanyahu.
Në urimin drejtuar Trump, Netanyahu vlerëson rolin e tij në politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar për vazhdimësinë dypalëshe të aleancës në nivele gjithnjë e më të larta.









