Pasditen e sotme një i ri u plagos me thikë në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali.
Sipas mediave lokale, një shqiptar dhe maqedonas janë përplasur dhe janë goditur disa herë me thikë.
Autori shqiptar rreth 50 vjeç iku me një motoçikletë. Ndërsa 23-vjeçari i plagosur u dërgua në spitalin Bufalini në Cesena, me një helikopter shpëtimi. Ndërsa karabinierët dhe policia ndërhynë në vendngjarje dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi incidentin.