Izraeli pas shkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme me sulmet ndaj Iranit, ka anuluar fluturimet me Shqipërinë dhe anasjelltas.
Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e aerportit të Rinasit janë anuluar dy fluturime nga Tel Aviv drejt Tiranës dhe një tjetër nga Tirana drejt Tel Avivit.
Një prej avionëve nga Tel Aviv duhej të mbërrinte në Tiranë në 15:40 dhe tjetri në 16:20, por të dy janë anuluar.
Ndërsa nga Tirana ishte planifikuar një fluturim në orën 17:20 drejt Tel Avivit, por edhe ai është anuluar. Ndërkohë në mbrëmje në 23:30 parashikohet një tjetër fluturim nga Rinasi në Tel Aviv, por edhe ai me shumë mundësi do të anulohet si të tjerët.