Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian Abbas Araqchi, ku shprehu gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Deklarata erdhi një ditë pasi presidenti Vladimir Putin bisedoi veçmas me kryeministrin izraelit Netanyahu dhe presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Rusia dënoi veprimet ushtarake të Izraelit, duke i quajtur “shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së”, dhe tha se mbështet zgjidhjen diplomatike të çështjeve që lidhen me programin bërthamor të Iranit.