Aktori dhe regjisori i njohur italian dhe fitues i çmimit Oscar, Roberto Benigni i ftuar në emisionin “Propaganda Live” në La7 ka bërë një apel të fuqishëm kundër luftës.
Begnini foli për konfliktin në Gaza, luftën në Ukrainë dhe tragjeditë në Mesdhe, duke u shprehur se “ata që nuk e ndiejnë dhimbjen e botës, nuk janë njerëz”.
“Ata që vrasin fëmijë, nuk janë burra!”, tha ai.
Më pas shtoi “kur fëmijët luajnë dhe njëri prej tyre gërvishtet, ata ndalen. Por këtu ata në të vërtetë vazhdojnë të vrasin. Është frikacakëri.”
Benigni e hodhi fajin nga Bashkimin Evropian, duke u shprehur se ka munguar reagimi dhe adresimi i tyre në parandalimin e konflikteve.
“Nuk ka një Bashkim të vërtetë, vërtet të bashkuar. Nëse do të kishte pasur, ndoshta disa luftëra mund të ishin shmangur”, deklaroi ai me hidhërim.








