Një 44-vjeçar i identifikuar si Roland Londo është arrestuar në Tiranë. Ai kishte vjedhur sende me vlerë, aparate celularë dhe shuma parash në dyqane, automjete dhe stacione autobuzash.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, atij iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.