Dy fëmijë 14 dhe 12 vjeç kanë humbur jetën pasi u gjetën duke u mbytur në lumë në Greqi. Shqiptari Ledian Goga u fut në ujë për ti shpëtuar dhe i nxorri dy fëmijët të gjallë. Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollar, njëri grek dhe tjetri shqiptar humbën jetën në spital.
Prindërit e tyre vendosën që organet e fëmijëve ti dhurojnë në spital për të shpëtuar jetë të tjera. Ditën e djeshme u krye proceduar për 14-vjeçarin grek ndërsa sot do të kryhet procedura për 12-vjeçarin shqiptar.
Organizata Kombëtare e Transplanteve (NTO) po mbulon shpenzimet e funeralit të dy fëmijëve, pas një urdhri përkatës nga Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis.
Ndërsa prindërit kanë shkruar një letër për lamtumirëne dy vogëlushëve: “Njerëzit ikin nga jeta jonë, sepse ashtu e do Zoti, nga zemra jonë nuk ikin asnjëherë, sepse kështu duam ne…”