Numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit të Air India ka shkuar në 279. Avioni Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes dhe në bord ndodheshin 169 indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë, një kanadez dhe 12 anëtarë ekuipazhi.
Nga këto vetëm një britanik arriti që të mbijetojë dhe ka treguar se ka parë tmerr me sy, si dhe ka thënë që së bashku me të ishte edhe vëllai i tij.
Ndërkohë familjet e viktimave presin me ankth rezultatet e analizave të ADN-së për të identifikuar të dashurit e tyre. Ndërsa qeveria ka ngritur një komision të posaçëm për të hetuar shkakun e aksidentit.
Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve në Indi po bashkëpunon me ekipe ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera për të zbardhur rrethanat e rrëzimit.