Numri i të vdekurve nga sulmet iraniane ndaj Izraelit gjatë natës së kaluar është rritur dhe ka shkuar në 13. Të paktën 380 persona u plagosën, nëntë prej të cilëve në gjendje të rëndë, tha qeveria.
Ndërsa mbi 200 lëshime raketash u raportuan gjatë natës, me 22 vende të impaktit të identifikuara.
Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim për evakuim për iranianët që jetojnë pranë objekteve të prodhimit të armëve, një shenjë e mundshme se mund të vijnë sulme të mëtejshme.
Izraeli paralajmërim për evakuim për iranianët: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv