Ambasada ruse në Tel Aviv i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Izraeli, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin dhe sulmeve me raketa dhe dronë. Ambasadori Anatoly Viktorov u bëri thirrje rusëve që të përdorin rrugën e Egjiptit për t’u kthyer në vend.
Po ashtu, Rusia ka pezulluar përkohësisht aktivitetin në konsullatën e saj në Teheran dhe ka ndaluar fluturimet drejt dhe nga Irani dhe Izraeli deri më 26 qershor, për shkak të sigurisë.
Presidenti Putin dënoi sulmet izraelite dhe paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit, duke ofruar ndihmën e Rusisë për ndërmjetësim mes palëve.