Ambasadori Agim Nesho në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se Irani njihet nga bota si sposorizues i terrorizimit. Nesho u shpreh se largimi i ambasadës së Iranit nga Shqipëria është pas sulmeve kibernetike ndaj shërbimeve online.
“Irani njihet nga bota si sponsorizuesi i terrorizmit dhe dihet aktet e bëra deri tani për të destabilizuar rajone të caktuara dhe shtete të ndryshme. Edhe largimi i ambasadës së Iranit nga Shqipëria, ka ndodhur ne vende të tjera që janë larguar diplomat të caktuar, por jo që të largohet e gjithë selia dhe nuk kishte ndodhur që ambasadori i një vendi të largohej për arsye të bashkëpunimit me forca të ashtëquajtuara terroriste”, tha ai.