Në Tiranë u hap të hënën Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP). Ministri i Jashtëm Igli Hasani riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE dhe foli për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga tensionet në Lindjen e Mesme. Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet, por i bëjmë thirrje Iranit të ndalë aktivitetet bërthamore dhe raketat balistike,” tha Hasani.