Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Hungari.
Kjo është medalja e dytë e saj radhazi në këtë nivel, pasi edhe vitin e kaluar kishte fituar medalje bronzi.
Në luftën e parë, ajo mposhti me dominim të plotë rivalen nga Kosta Rika, Sofia Gadelha. Më pas edhe ndeshjen e dytë, e kaloi me sukses italianen Carlotta Avanzato.









