Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në Kuvend ka folur pr zgjedhjet e 11 majit dhe akuzoi qeverinë. Zhupa tha se qeveria ka vjedhur vota dhe i cilësoi këto zgjedhje si historike. Sipas saj, zarfet nuk kanë ardhur vetëm me DHL por me postën shqiptare.Zhupa tha se shqiptarët po ikin por vota janë shtuar, pasi sipas saj një individ merrte katër fletë votimi dhe votonte në emër të katër personave.
“Është historike ajo çka ka ndodhur në këto zgjedhje se nuk e ka parë historia në të gjithë dimensionet e veta të farsës elektorale. Biles është aq historike sa ka ndryshuar një rregull po aq historik. Dikur mbaronin shkollën bënin karrierë dhe vinin përfaqësoheshin bëheshin deputetë. Tani është bërë historike, bëhen deputetë dhe më pas i fut Edi Rama në shkollë që të mësojnë se di duhet të jenë deputetë dhe lektor kanë vetë Edi Ramën. Do të fusin dhe 2, 3 orë menaxhim marrëdhëniesh me krimin ku do të ftojnë lektorë të veçantë Suel Çelën, Troplinët, Xhabaftët për t’i mësuar se si të mbajnë marrëdhëniet me krimin brenda dhe jashtë vendit.
Ajo që ndodh në Shqipëri është tragjike, se si dhe vetë institucionet e shtetit që gjysmën e të vërtetës gjithmonë e fshehin kanë deklaruar se ne dy vite kanë ikur 72 mijë e 597 shqiptarë sipas INSTAT, që do të thotë 99 shqiptarë largohen çdo ditë nga vendi, e braktisin vendin. Nuk ikin për pushime, ikin sepse ju duan shumë juve dhe mënyrën se si po qeverisni ju e po e begatoni vendin. Ikin shqiptarët shtohen votat, të gjithë e patë se si një individ merrte katër fleta votimi, votonte me komoditetin më të madh për të votuar në emër të katër votuesve dhe katërfishohen votat, katërfishohet fitorja, qëndrimi në pushtet në mandatin e katërt. Ndoshta ndaj keni zgjedh 1 për 4 meqë e kishit mandatin e katërt.
Zarfet nuk kanë ardhur jo vetëm me DHL, kanë ardhur dhe me postën shqiptare. Kanë ardh me postën shqiptare është njësoj si të thuash kanë ardh me thasët e zotit Balla, sepse posta shqiptare nuk e kishte as për detyrë, nuk e kishte as në kontratë, por mbi të gjitha nuk e ka as në integritetin e vetë të ruajë një proces zgjedhor.”, tha Zhupa.