Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka paralajmëruar masa të posaçme sigurie dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor sot, më 16 qershor, për shkak të zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Kufizimet do të prekin rrugët kryesore që lidhin Aeroportin e Rinasit me disa zona të Tiranës, ku do të lëvizin delegacionet e nivelit të lartë, përfshirë edhe ndërprerje të qarkullimit dhe parkimit në rrugët “Ludovik Shllaku” dhe “Rruga e Dibrës”.
Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti ndërkombëtar të rëndësishëm.