Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vlerëson se sulmet ndaj Iranit e kanë penguar ndjeshëm programin e tij bërthamor.
Netanyahu në një konferencë për shtyp tha se “Kemi objektiva dhe do të bëjmë një trajtim rrënjësor këtu”.
Ai shprehu gjithashtu optimizëm në fitoren e Izraelit në konfliktin me Iranin, duke thënë: “Jemi në rrugën e duhur për fitoren e plotë”.
“Ne ndodhemi përballë një kërcënimi të madh dhe po e eliminojmë atë”, tha ai.
“Ne kemi arritur kontroll të plotë – Izraeli po kontrollon hapësirën ajrore iraniane”, shtoi ai.
Netanyahu tha gjithashtu se Izraeli është në “koordinim të plotë” me Shtetet e Bashkuara dhe se ai ka kontakt pothuajse të përditshëm me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“E vlerësoj shumë ndihmën që po na japin SHBA-të”, tha ai, duke treguar se si SHBA-të kanë ndihmuar në kapjen e raketave dhe dronëve iranianë.