Presidenti Bajram Begja gjatë fjalës së tij në samitin e SEECP u shpreh se ky bashkëpunim ka sjellë rezultate dhe ndikime pozitive në jetën e qytetarëve.
Begaj ka vlerësuar arritjet si nga dyfishimi i shkëmbimeve tregtare, heqjen e tarifave roming, lehtësimin e lëvizjes dhe hapjen e korridoreve të transportit. Ai theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit të Bashkimit Evropian.
“Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate dhe ndikime pozitive në jetën e qytetarëve tanë. Ne vlerësojmë arritjet e deri tanishme si dyfishimi i shkëmbimeve tregtare, heqjen e tarifave “Roming” në Ballkanin Perëndimore, uljen e çmimeve “Roming” në vendet e Bashkimit Europian. Hapjen e korsive të gjelbërta dhe blu që zvogëlojnë vonesat në kufij, pesë marrëveshjet e lëvizshmërisë që lehtësojnë lëvizjen e të punësuarve në rajon dhe Ballkanin Perëndimor.
Natyrisht rezultate të tilla na shtyjnë që të punojmë akoma edhe më shumë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të kësaj platforme dhe çështjeve të rëndësishme që lidhen me stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe reformave drejt integrimit europian. Ne rikonfimrojmë angazhimin tonë për krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në bashkëpunim rajonal dhe për krijimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimit të Bashkimit Europian, ndërkohë që vazhdojmë që t’u qëndrojmë besnikë vlerave të Aleancës Euroatlantike”, tha Begaj.