-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Martin Canit, mamaja e 14-vjeçarit: Dyshoj se xhelozia çoi në këtë tragjedi

Kryesoret

Mamaja e 14-vjeçarit Martin Cani ka folur për dhimbjen e thellë që po pëjeton familja pas tragjedisë që ndodhi në shkollën Fan Noli në Tiranë. Florina Cani ka thënë se sipas saj mund të jetë shkaktuar nga konflikte të moshës ose ndjenja xhelozie.

“Dyshoj se xhelozia apo ndonjë konflikt moshe, një mburrje për t’u dukur më i fortë, e çoi situatën deri në tragjedi. Martini ishte djalë i mirë, i hapur dhe i përzemërt me të gjithë. Besoj se pikërisht kjo natyrë e tij ka krijuar përplasje”, ka thënë ajo.

Mamaja e Martinit ka shprehur se është e zhgënjyer edhe nga qëndrimi i shkollës pasi nuk kanë reaguar me një fjalë ngushëllimi.

“Shkolla nuk ka reaguar kurrë. Kanë kaluar muaj dhe askush nuk na ka kontaktuar, nuk ka ardhur asnjë për të shprehur qoftë edhe një fjalë ngushëllimi. Dhe kjo na ka lënduar shumë”, ka shtuar ajo në News 24.

Gjithashtu ajo ka thënë se në katin e parë të shtëpisë do të hapin një muze për të ruajtur kujtimet e Martinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit