Komisioni Evropian ka paraqitur sot një propozim për ndalimin e plotë të importeve të gazit rus nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke synuar të përfundojë varësinë nga energjia ruse deri në fund të vitit 2027. Kjo nismë vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të përdorur furnizimet energjetike si një mjet presioni politik, sidomos pas fillimit të konfliktit në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se evropianët kanë bërë hapa të rëndësishëm për të diversifikuar burimet e energjisë dhe se tani është e mundur të ndalohet gradualisht përdorimi i gazit rus pa rrezikuar furnizimin apo ekonominë e bllokut. Sipas Komisionit, tregu global i gazit ofron alternativa të mjaftueshme për këtë tranzicion.
Ky propozim pritet të shqyrtohet nga Parlamentit Evropian dhe Këshilli i BE-së për miratim dhe implementim.