Një zjarri i madh shpërtheu sot pasdite rreth orës 14:00 në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit. Flakët u përhapën me shpejtësi në drejtime të ndryshme, duke djegur një pjesë të madhe të pyllit me pisha dhe duke kërcënuar seriozisht ekosistemin e parkut të gjelbër të qytetit.
Forcat e zjarrfikësve ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë me intensitet për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Kushtet e vështira të terrenit, temperatura të larta dhe era e fortë po e bëjnë shumë të vështirë operacionin e fikjes.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të shmangin zonën për arsye sigurie dhe janë duke koordinuar për të siguruar ndihmë të mëtejshme për kontrollin e situatës.