Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Gjithashtu edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për biznesmenin Elman Abule. Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Veliajt.
Veliaj nuk mori pjesë në seancën e sotme dhe avokati i tij kërkoi zëvendësimin e masës dhe ofroi garanci pasurore. Gjithashtu gjatë seancës, SPAK ka paraqitur faktin se apartamenti tek Kodra e Diellit zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa-Veliaj.