Seanca gjyqësore në Gjykatën e Fierit për shqyrtimin e kërkesës së Ervin Salianjit është shtyrë. Salianji kërkoi lirimin e tij nga burgu dhe akuzohet për kallëzim të rremë.
Avokati i Salianit në një prononcim për mediat ka pohuar se vendimi u mori pasi IEVP Fier, nuk kishte dërguar raportin e vlerësimit.
“Besoj se do të ketë dy seanca deri në marrjen e një vendimi”, ka thënë Braho.
Ai pohon se “është në të drejtën e tij për të fituar lirinë, edhe pse nuk bëjmë dot orakullin për proceset gjyqësore në Shqipëri”.









