-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg Arben Meskutin

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Meskuti njihet për çështjen e njohur si “dosja e mikrokredive”, ku dyshohet se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes një skeme të mirëorganizuar financiare. Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krijimin dhe drejtimin e një skeme piramidale përmes shoqërive financiare.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokredite nisi në shkurt të vitit 2020 nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëri, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite, me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive, duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit