Prokuroria e Posaçme do të paraqesë sot raportin dymujor për hetimet ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Seanca do të zhvillohet në orën 11:30 dhe pritet që SPAK të paraqesë informacionin dy mujor në lidhje me hetimet e Veliajt.
Në përfundim të seancës, pritet që SPAK të tregojë nëse masa e sigurisë së Veliajt do të mbetet në fuqi apo do të zbutet. Veliaj që në 10 shkurt u arrestua dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.








