Gjykata e Lartë ka caktuar datën për rekursin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, i cili kërkon lirinë e tij. Seanca ndaj Veliajt do të zhvillohet më 8 Korrik në orën 12:00.
Relatore është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.
Veliaj është arrestuar që me 10 shkuart dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Sot në Gjykatën e Posaçme do të paraqitet raporti dy mujor për hetimet ndaj tij.








