-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Bujar Çelës, Erion Alibej dëshmon: Çunat e Fushë-Krujës e qëlluan

Kryesoret

Erion Alibej ka dhënë detaje të reja në dëshminë e tij për vrasjen e vëllait të Talo Çelës. Alibej ka dëshmuar se atentatin e kishin vendosur ta bënin pranë një kafeneje. Ai ka treaguar së në fillim të shtënat janë bërë nga djemtë e Fushë-Krujës, ndërsa më pas ka qëlluar edhe Nuredin Dumani.

Alibej tha se ishte në dijeni të çdo lëvizjeje përmes radiove të policisë që kishte në dispozicion. Pasi ndodhi ngjarja, ai ka thënë që Nuredini e njoftoi “Mbaroj Bujari”.

“Pas vrasjes së Kapllanit, komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte një shënjestër e thjeshtë. Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen, çunat e Fushë-Krujës sollën një makinë “E-Class” për punë, për ekzekutim. Në fillim, makina qëndroi pranë një lokali te kryqëzimi i Cërrikut. Ndërkohë, çunat e Fushë-Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.

Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua Bujari, kishim informacion prej kohësh.

Pasi u caktua mëngjesi për ekzekutimin te kafja, fillimisht e pritëm afër shtëpisë. Një komshi i një banese aty pranë pa çunat me maska dhe për këtë arsye u larguan.

Te kafja, fillimisht qëlluan çunat e Fushë-Krujës, më pas qëlloi edhe Nuredini.

Pasi ndodhi ngjarja, Nuredini më njoftoi: “Mbaroi Bujari.”

Makina “Renault” u dogj rreth 8 kilometra më larg, ndërsa çunat e Fushë-Krujës u kthyen në Fushë-Krujë. Ndërkohë, unë kisha radio policie në dispozicion. Më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha që po shkonin në vendngjarje, sepse ishte vrarë vëllai i Talos.

Kam dërguar 60 ose 70 mijë euro te një karburant në Vorë. Nuk mbaj mend nëse i morën çunat e Fushë-Krujës apo Nuredini.

Të nesërmen, pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që po vinin për arrestimin tim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar formularët dhe që nga ajo ditë jam këtu.”, ka dëshmuar Alibej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit