-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vrava se më preku në sedër, historia e 27-vjeçarit të arrestuar për ekzekutimin e bashkëmoshatarit, shkak një vajzë

Kryesoret

Fabian Muçollari, 27 vjeç, i dënuar më parë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila në vitin 2016, është arrestuar sërish nga policia në Pogradec për disa vepra penale, përfshirë posedim armësh dhe shpërndarje lëndësh narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën dhe automjetin e tij u gjetën një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, dy armë pistoletë me silenciator, municion, një pako me lëndë të dyshuar kokainë, telefona celularë, karta banke dhe para në valuta të ndryshme.

Muçollari ishte dënuar më parë për vrasjen e Fabio Hilës, ngjarje që ndodhi në një lokal në Pogradec më 14 shtator 2016. Konflikti nisi fillimisht për një vajzë dhe u përshkallëzua përmes rrjeteve sociale. Muçollari qëlloi viktimën me tre plumba, njëri prej të cilëve në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Në dëshminë e tij, Muçollari pranoi se kishte mbajtur armën të fshehur pas shtëpisë dhe se kishte vepruar pasi viktima kishte ngacmuar një shoqe të tij, duke u takuar në lokal për të sqaruar situatën që përfundoi tragjikisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit