Barcelona ka konfirmuar se Lamine Yamal ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.
Sulmuesi 18-vjeçar u dëmtua në ndeshjen ndaj Celta Vigos, edhe pse kishte shënuar gol më herët në takim.
Sipas klubit, ai do të nisë menjëherë trajtimin dhe pritet të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës.
Për Barcelonën, mungesa e tij është një goditje e rëndësishme në fundin e sezonit.
/5pyetjet.al









