Deputeti demokat Arian Ndoja, është paraqitur në Gjykatën Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO), i cili ka folur për atentatin që i është bërë ndaj tij në vitin 2019 në Durrës.
Ndoja në GJKKO është shprehur se nuk i kam borxh askujt dhe se nuk i kam hyrë në hak asnjërit.
Ndër të tjera ish-prokurori ka bërë me dije se nuk i njeh të pandehur në këtë çështje dhe se nuk i kam merituar ato plumba.
Lidhur me këtë ngjarje gjykata ka dënuar Redjan Rrajën me burgim të përjetshëm.









