Irani po shqyrton mundësinë për të marrë pjesë në një takim të drejtpërdrejtë me zv/Presidentin e SHBA-së, JD Vance, sipas BBC.
Nëse Teherani vendos të pranojë propozimin, në ditët në vijim mendohet se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mund të takohet me JD Vance.
Presidenti amerikan Donald Trump foli për këtë mundësi para gazetarëve, duke deklaruar se pala iraniane kishte sugjeruar që takimi të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, një ide që, sipas tij, do të ishte e vështirë për t’u realizuar.