Izraeli ka sulmuar selinë e policisë kombëtare të Iranit. Disa persona u plagosën pas sulmit, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.
Një numër ndërtesash pranë selisë së Komandës Kombëtare të Zbatimit të Ligjit të Iranit u shënjestruan “si pjesë e agresionit të vazhdueshëm nga regjimi uzurpues dhe brutal sionist”, raporton IRNA.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite “shkatërruan selinë e sigurisë publike të regjimit iranian, dega kryesore shtypëse e diktatorit iranian”.