Futbollisti i njohur në Kosovë, Ejup Mehmeti i njohur si “Kapiti” ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Ai ka luajtur në vitet 70′ në Prishtinë, ku u emërua si teknik i skuadrës në vitin 2012. Në Kosovë ai është nderuar edhe me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”.
Gjatë karrierës së tij, Mehmeti ka kontribuar edhe te Hamburgu në Gjermani si zëvendës trajner.